Takim lamtumirës i Xhaferit me ambasadoren ukrainase Zadorozhnjuk

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot kishte takim lamtumirës me ambasadoren e Ukrainës në vend. Natalia Zadorozhnjuk.

Siç bëhet e ditur në kumtesën nga takimi, Xhaferi shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadës së Ukrainës, si edhe për kontributin aktiv të ambasadores në avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy shteteve. Ai e përsëriti mbështetjen e fuqishme dhe të padyshimtë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës në kufijtë e pranuara ndërkombëtare dhe nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut iu bashkëngjit të gjitha masave dhe sanksioneve restriktive ndaj Federatës Ruse. Kryetari njëherazi drejtoi edhe urime ndaj Ukrainës për fitimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe e theksoi gatishmërinë tonë për mbështetjen e procesit të eurointegrimit.

Ambasadorja Zadorozhnjuk falënderoi për mbështetjen e përgjithshme politike, ekonomike, humanitare dhe ushtarake për Ukrainën nga Republika e Maqedonisë së Veriut, a sidomos për kontributin personal të Kryetarit Xhaferi i cili ishte njëri ndër kryeparlamentarët e parë dhe funksionar i lartë nga Ballkani Perëndimor që e vizitoi Ukrainën në prill këtë vit. Njëherazi, ajo drejtoi falënderim edhe për “Deklaratën рër dënimin e sulmeve ushtarake që e rrezikojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, që e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ambasadorja e informoi Kryetarin e Kuvendit për gjendjen aktuale në Ukrainë, a foli edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, si edhe për zgjerimin e kornizës së marrëveshjeve-juridike ndërmjet dy vendeve, në kuadër të mandatit të saj.

Xhaferi dhe Zadorozhnjuk u pajtuan se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ukraina kanë marrëdhënie shumë të mira bilaterale, ndërsa në vitet e fundit dinamikë të konsiderueshme kishte edhe bashkëpunimi ndërparlamentar. Duke e pasur parasysh potencialin shumë të madh për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme, ato shprehën shpresë se në kohë sa më të shpejtë do të krijohen kushte për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit më të afërt.

Kryetari Xhaferi shprehu bindjen se edhe në të ardhme do të vazhdojë mbështetja dhe bashkëpunimi me ambasadoren Zadorozhnjuk, e cila është mik shumëvjeçar dhe i dëshmuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai i dhuroi ambasadores Mirënjohje për kontributin e saj dhe i uroi sukses në përmbushjen e detyrave të reja.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...