West Ham këmbëngul për Brojën, Chelsea bëhet “mur”

schedule09:40 – 29 Korrik, 2022

Armando Broja është kthyer në qendër të merkatës, së kësaj vere. Sulmuesi shqiptarë është një teme e “nxehtë” te Chelsea, pasi e ardhmja e tij është akoma e pa qartë.

Ofertat për shërbimet e 20-vjeçarit nuk kanë munguar, ku West Ham është skuadra që këmbëngul për sulmesin e kombëtares shqiptare.

Fabrizio Romano, ka zbuluar të rejat e fundit rreth të ardhmes së lojtarit. Sipas tij, qëndrimi i Chelseat për Brojën vazhdon të jetë ende i njëjtë, me klubin që nuk pranon asnjë ofertë.

Trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, thuhet se insiston në mbajtjen e 20-vjeçarit në skuadër dhe se nuk e dëshiron largimin e tij në formë të përhershme.

Chelsea së fundi ka refuzuar edhe një ofertë prej 30 milionë funtesh të West Ham Unitedit për anëtarin e Kombëtares shqiptare.

Romano gjithashtu paralajmëroi se më shumë bisedime me “Blutë” do zhvillohen së shpejti. Ndryshe, Armando Broja me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. /f.a/abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...