“Zyrtari I.M në dosjet e ish-sigurimit,” Vasili, kërkesë Nikollës: Na informoni rreth letrës që ju tronditi kaq shumë

schedule14:18 – 28 Korrik, 2022

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë zyrtare për informacion rreth letrës për të cilën informoi publikun të mërkurën kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.

Në letrën e dërguar Nikollës, Vasili kujton se kreyparlamentarja ka dalë dje dhe “ka njoftuar mbi një letër të bazuar në një email anonim të dërguar nga Autoriteti i Dosjeve.” Deputeti kërkon që të informohet rreth letrës që Nikolla e përshkroi si tronditëse.

Vasili akuzon Kuvendin për  vendosje në funksion të atyre që i cilëson si skenarë të qeverisë për qëllimet e saj.

Kujtojmë se në konferencën e së mërkurës për shtyp, Nikolla tha se thirri në mbledhje krerët e grupeve për t’i vënë në dijeni për letrën e Autoritetit të Dosjeve. Kryeparlamentarja e cilësoi si tronditës faktin që një zyrtar i lartë i politikës rezulton në arkivat e ish-sigurimit të shtetit ndërsa bëri thirrje që Kuvendi të reagojë.

Megjithatë, Ilir Meta e ka mohuar kategorikisht që I.M që përmendet në dosje të jetë ai. /abcnews.al/


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT