“E binda të transferohej te Chelsea”, Jorginho tregon prapaskenat e transferimit të Koulibaly te Chelsea

schedule22:50 – 29 Korrik, 2022

Për Chelsea, Kalidou Koulibaly është padyshim një goditje e madhe në merkato.

Mbrojtësi senegalez erdhi në Londër për të zëvendësuar Antonio Rudiger i cili u transferua te Real Madrid. Regjisori i Chelsea, Jorginho, foli për “Sky Sport” duke treguar një anekdotë interesante për transferimin e Koulibaly nga Napoli te Chelsea.

“Ai do të na japë një dorë të madhe me ato karakteristika që ai ka, Koulibaly është me të vërtetë i jashtëzakonshëm.

Gjatë negociatave, e dija nëse do të vinte në Londër apo jo, i shkrova disa herë dhe e telefonova për ta bindur. I thashë se doja të luaja përsëri me të, bëmë dhe pak shaka. Unë vertët shpresoja se ky transferim do të realizohej dhe jam shumë i lumtur që ndodhi”, është shprehur mesfushori italian./ h.ll/abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT