Mickoskit i humb rruga në oborr, dështon me idenë për Referendum

Kreu i VMRO-DPMNE-së ende nuk e di pyetjen të cilën do ta parashtronin në rast të mbajtjes së referendumit mbi propozimin francez.

Mickoski në konferencën e sotme për shtyp sërish theksoi se pyetja me gjasë do të ishte e njëjtë me atë që propozoi presidenti Stevo Pendraovski, respektivisht “A dëshironi të hynë në BE me kushte të këtilla?”.

“Konsultimet me ekspertët dhe ato brendapartiake çojnë drejt asaj që e tha vetë presidenti Stevo Penadrovski dhe jemi shumë afër asaj përmbajte që ai e tha publikisht, unë pres që ashtu siç e tha në publik, nëse puqet përmbajtja, thelbi i pyetjes së referendumit, Pendarovski të dalë publikisht me qëndrim dhe të thotë se do të dalë, bashkë me bashkëpunëtorët në referendum, do ta mbështetë, do të votojë, kuptohet të votojë sipas bindjes së tij, nëse duhet të vazhdojmë me këto kushte të diktatit ose nëse duhet të vazhdojmë në kushte më ndryshe, të cilat ne si VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera opozitare, ose të tjera që janë në qeveri dhe deputetë me mendim të lirë, mendojnë se duhet vazhdojë Maqedonia”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT