Nënshkruhet marrëveshja për finalizimin e punimeve në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas

Stadiumi ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas është ndër stadiumet e pakta në Kosovë që është punuar me ritëm të lartë.

Megjithatë pasi u kompletuan tribunat punimet ngecën dhe tani e tutje do të vazhdojnë.

Ka qenë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci që i ka dhënë një lajm të madh qytetarëve të tij se është nënshkruar marrëveshja për finalizimin e punimeve në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’.

Lladrovci ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të MKRS-së, Bislim Bislimin dhe nënshkruan aneks memorandumin me qëllim të përfundimit të punëve në projektin e ndërtimit të stadiumit.

Kështu, stadiumi ‘Rexhep Rexhepi’ do të marrë pamjen përfundimtare, si një e arritur e shumëpritur në shërbim të sportdashësve dhe qytetarëve.

Njoftimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Sot, pata kënaqësinë të nënshkruaj Aneks Memorandumin e Bashkëpunimit, për finalizimin e ndërtimit të stadiumit “Rexhep Rexhepi”.

Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Bislim Bislimi nënshkruam Aneks Memorandumin me qëllim të përfundimit të punëve në projektin e ndërtimit të stadiumit. Kështu, Stadiumi do të marrë pamjen përfundimtare, si një e arritur e shumëpritur në shërbim të sportdashësve dhe qytetarëve.

Ky stadium i bukur, i plotëson nevojat e komunitetit sportiv në komunën e Drenasit, me kapacitet prej rreth 7 mijë ulësesh dhe se do të jetë i Kategorisë së tretë. Stadiumi do të bëhet i dyti në Kosovë që do të mundësoj zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Me z. Bislimi diskutuam edhe për stadiumin sintetik në Komoran, Pishinën gjysmë olimpike dhe nevojën e bashkëpunimit edhe për projektet tjera në fushën e sportit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...