Nis beteja për Kherson, Ukraina grumbullon forcat për kundërsulm ndaj rusëve

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Bombardimet në Mykolaiv, në Ukrainën jugore, kanë qenë të pamëshirshme. Në pesë muajt që nga fillimi i luftës, kanë kaluar vetëm 21 ditë pa asnjë bombardim nga forcat ruse, tha kryetari i bashkisë, Oleksandr Senkevych. Më shumë se gjysma e banorëve të qytetit (të cilët ishin 480,000 para luftës) janë larguar.

Me tubacionet kryesore të shkatërruara, qyteti e merr ujin nga një grykëderdhje e afërt e lumit Bug. Uji nuk është i sigurit as për tu larë aq më pak për t’u konsumuar, sipas banorëve vendas.

Të paktën 7,800 ndërtesa janë dëmtuar, tha guvernatori, Vitaliy Kim, i cili po qëndronte përpara ish-selisë së tij. Gjysma e ndërtesës është shkatërruar nga një sulm ajror rus në mars që shkaktoi të paktën 37 viktima.

Por ka njëfarë optimizmi.

Në jug të Mykolaiv, një ofensivë ukrainase për të rimarrë Kherson, qyteti më i madh i pushtuar nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit, sapo ka nisur.

Trupat ukrainase janë më pak se 30 km larg qytetit. Më 27 korrik, sistemet e tyre të raketave HIMARS nga Amerika, goditën urën kryesore që Rusia përdor për të dërguar trupa dhe furnizime në Kherson nga Krimea. Sulme të ngjashme kanë shkatërruar depot ruse të municioneve pranë Khersonit, si dhe një sërë raketash S-300 që Rusia ka përdorur për të sulmuar Mykolaiv, raporton abcnews.al.

Sulmet nga Ukraina kanë shndërruar shumë avionë rusë për skrap në një aeroport në Chornobaivka, në veri të Khersonit.

“Ne kemi vullnetin dhe armët për të rimarrë Kherson”, tha Kim.

Ndërkohë, autoritetet në Mykolaiv duhet të përballen me informatorët rusë, duke përfshirë vëzhguesit që ndajnë të dhëna për dislokimet e Ukrainës brenda dhe përreth qytetit. Rusët u paguajnë atyre vetëm 1500 hryvnia (40 dollarë) për informacione, tha Kim.

Ai tha gjithashtu mund të vendosë një shtetrrethim në përpjekje për të zhdukur bashkëpunëtorët. Për të rimarrë Kherson, sipas Oleg Zhdanov, një analist ushtarak, ukrainasve do t’u duhet të vazhdojnë të godasin bazat e armikut, të ndërpresin linjat e tyre të furnizimit dhe të shtyjnë trupat ruse kundër brigjeve të Dnieper.

Kjo nuk duket shumë e largët. Falë sistemeve raketore HIMARS,  asnjë nga linjat ruse të furnizimit me Kherson nuk është më e sigurit. Zhdanov mendon se ukrainasit mund të jenë në gjendje të rimarrin Kherson brenda disa javësh.

Por kjo varet gjithashtu nga situata në Donbas në lindje. Nëse ofensiva ruse ngec atje ngec, Ukraina mund të jetë në gjendje të dërgojë përforcime në jug. Trupat ukrainase në Kherson janë më pak sanguine. Ata janë të motivuar por ankohen për mungesën e sistemeve të mbrojtjes ajrore, artilerisë dhe municioneve.

“Ne kemi shumë objektiva në synim, por mund të zgjedhim vetëm një nga dhjetë,” tha një rezervist, që është i shtruar në një spital në Mykolaiv. “Kështu që ne sigurisht do të zgjedhim objektivin më të madh.”

Rimarrja e Khersonit do të ishte një nxitje e madhe për Ukrainën, veçanërisht duke pasur parasysh pengesat në Donbas. Një fitore e tillë gjithashtu do t’i vendoste ukrainasit në një pozicion për të rimarrë zonat që lidhin vendin dhe Krimenë, të pushtuara nga Rusia që nga viti 2014, raporton abcnews.al.

Një fitore tjetër është diga në Nova Kakhovka, rreth 60 km në lindje të Khersonit, nga e cila varet Krimea  për furnizimin e saj me ujë.

Rusia nuk do të heqë dorë lehtë nga Kherson.

Sipas ministrisë së mbrojtjes britanike, ushtria e saj ka përforcuar pozicionet mbrojtëse në të gjithë jugun. Rusia gjithashtu duket se po i hap rrugën aneksimit të rajonit përmes referendumeve të rreme, që pritet të organizohen në shtator.

Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i vendit, tha më 20 korrik se Kherson, Zaporizhia, dhe një numër territoresh të tjeras ë shpejti do të jenë në gjendje të përcaktojnë fatin e tyre në mënyrë të pavarur.

Ukrainasit kanë frikë se Vladimir Putin do të preferojë të kthejë Khersonin në rrënoja sesa të braktisë qytetin. Në Mykolaiv, Ludmila, një pensioniste rreth të 60-ave, po përgatit supë nën zhurmën e sirenave të sulmit ajror. Ajo dhe burri i saj kalojnë deri në dy orë çdo ditë në radhë për të nxjerrë ujë nga një pus.

Askush nuk lëviz kur rusët fillojnë bombardimet. Por njerëzit po bëhen disi më shpresëdhënës kohët e fundit.

“Të gjithë presin që ne të marrim Kherson, në mënyrë që bombardimet të ndalojnë,” tha ajo.

/abcnews.al

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...