Plani rus për Putinin në rast të humbjes në Ukrainë

Rusia ka një plan të përgatitur për presidentin Vladimir Putin, në rast se ushtria ruse mposhtet në territorin ukrainas.

Putin do të largohej nga Rusia nëse strategjia nuk realizohet në Ukrainë.

Prandaj, një nga skenarët do të ishte largimi nga vendi rus, shkruan as.

Dy faktorë do të luanin një rol. Një prej tyre, përkeqësimi fizik i presidentit dhe gjendja e tij shëndetësore, e cila mbetet e panjohur me gjithë zërat që kanë dalë muajt e fundit.

Shkaku tjetër do të ishte klima e opinionit publik në vendin rus. Një disfatë në Ukrainë, sipas mediave britanike, mund të shkaktojë një ndryshim të papritur në perceptimin ndaj presidentit. Në këtë kuptim, Irani dhe Siria mund të jenë destinacionet e tij.

Siria do të ishte një nga rrugët e arratisjes së Putinit, duke pasur parasysh marrëdhëniet e ngushta me regjimin e Bashar al-Assad, të cilin ai e mbështeti në luftën civile siriane të vitit 2015.

Megjithatë, çdo fluturim nga Rusia në Siri do të kalonte përmes hapësirës ajrore turke. Turqia është një vend i NATO-s dhe mund t’i mohojë hyrjen liderit rus, duke shuar mundësinë e një arratisjeje të shpejtë në vendin sirian.

Ndryshe, Putinit raportohet se i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë javës së kaluar dhe ishte dashur një intervenim i shpejtë emergjent. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...