“Ta keni për nder që do t’ju dhembë koka për Shqipërinë”, si e motivon Rama ekipin teknik të negociatave me KE-në

schedule10:57 – 30 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama, ministrja për Europën Olta Xhaçka dhe kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka takuan ekipin teknik që do të punojë për përafrimin e legjislacionit të vendit me BE-në si edhe përmbushjen e kushteve që do të çojnë në integrimin tonë në union.

Rama tha se është një proces i gjatë dhe me dhimbje koke për këdo që ishte në atë sallë.

“Megjithatë duhet ta kini për nder që do t’ju dhembë koka për një çështje kaq të rendësishme për vendin”, tha Rama, ndërkohë që Xhaçka bëri një përshkrim të punës dhe ecurisë së procesit në raport me Komisionin Europian duke theksuar se gjatë periudhës shtator-nëntor 2023 do të kryhet procesi i “screening” ku KE do të shohë nëse “I kemi bërë detyrat apo jo”. /abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...