Zbulohen postet/ Lëvizja Rezistenca akuza ndaj Bilall Kasamit: E politizoi skajshmërisht komunën

Lëvizja qytetare Rezistenca përmes një postimi të ri në rrjetet sociale ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të komunës së Tetovës, Bilall Kasamit për emërimet që ka bërë në komunën e Tetovës duke e shndëruar atë në Lëvizja Besa pasiqë të gjithë kreun e partisë e ka vendosur nëpër pozicione në komunë dhe ndërmarrje të saj.

Ja postimi nga Lëvizja qytetare Rezistenca

Komuna e Tetovës e politizuar skajshmërisht:

VD Drejtori i shkollës medicinale, antarë i kryesisë qëndrore i Lëvizjes Besa

Drejtoresha e Çerdhes poashtu antare e L.B dhe ish kandidate për deputete në 2021.

Drejtori i JKP Tetovë antarë i kryesisë qëndrore i L.B.

“Udhëheqësi i arsimit” se nuk dihet se sa janë se si duket janë 3, zgjidhet shef shtabi në këto zgjedhje dhe njëkohësisht antarë i kryesisë qëndrore së L.B

Udhëheqës i sesionit për kultur kryetar i nëndegës së L.B

Një pjesë bukur e mirë e kryetarëve të nëndegëve janë caktuar udhëheqës njësish.

Udhëheqësi i urbanizmit ish këshilltar i L.B besojmë se nuk ka asnjë përvojë pune në urbanizëm të paktën në komunë apo ndonjë zyrë private.

Ka edhe shumë tjerë që ndoshta nuk kemi informacion veç se edhe një gjë ua themi.

Për të qenë transparent deri në fund ka edhe disa shefa sektoresh e sesionesh që kans qenë puro BDI.

Parashtrohet pyetja ku mbetën qytetarët e Tetovës dhe antarët tjerë?

KJO ËSHTË GJENDJA AKTUALE NË KOMUNËN TONË!

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT