Do të mbrojmë me vendosmëri integritetin tonë territorial – Abc News

schedule12:11 – 31 Korrik, 2022

Kina “do të mbrojë me vendosmëri  sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial”, tha sot një zëdhënës i forcave ajrore të vendit duke iu referuar Tajvanit, ndërsa tensionet mbi ishullin përshkallëzohen.

Sipas medieve shtetërore, zëdhënësi i forcave ajrore Shen Jinke tha në një shfaqje ushtarake se forcat ajrore kanë shumë lloje avionësh luftarakë që mund të rrethojnë “ishullin e çmuar të atdheut”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, e treta në radhë për të zëvendësuar presidentin e SHBA nëse është e nevojshme, la të kuptohet të premten se ajo do të bëjë një udhëtim në Azi.

Ajo nuk e përmendi Tajvanin, por ditët e fundit janë intensifikuar spekulimet për vizitën e saj atje, duke nxitur më tej tensionet.

Pekini e konsideron Tajvanin një provincë kineze, një vend me një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi homologun e tij amerikan Joe Biden të enjten se Uashingtoni duhet të respektojë parimin e Kinës, duke deklaruar se “ata që luajnë me zjarrin do të humbasin prej tij”.

Shen tha sot: “Forcat ajrore kanë vullnet të fortë, besim të plotë dhe aftësi të mjaftueshme për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial.” /Abcnews.al/


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...