Gjendja në vendkalimet kufitare – pritje të gjata te Dheu i Bardhë, Merdar dhe Muçibabë

Në vendkalimet kufitare me Serbinë edhe sonte (e shtunë) vazhdon të ketë fluks të madh të automjeteve me bashkatdhetarë që po vijnë t’i kalojnë pushimet në Kosovë, por edhe të atyre që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 22:20) pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë regjistruar në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, ku po pritet deri në 80 minuta për të hyrë në Kosovë, kurse  30 minuta për të dalë nga Kosova. Ndërsa, kolona e automjeteve është 1.3 km në anën e Serbisë dhe 400 metra në anën e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Pritjet më të gjata janë në vendkalimin në Muçibabë, ku në dalje të Kosovës janë regsistruar pritje deri në 1 orë e 20 minuta, kurse kolona e automjeteve arrinë deri në 1.5 km.

Ndërsa në vendkalimin kufitar në Merdar bashkatdhetarët po presin deri në 1 orë për ta lëshuar Kosovën, kurse 10-15 minuta për të hyrë në vendin tonë.

Në vendkalimet e tjera kufitare për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova nuk pritet më shumë se 10 minuta, përveç në Jarinë, ku  po pritet deri në 20 minuta për të hyrë në territorin e Kosovës.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...