Jennifer Garner: Shikohuni më pak në pasqyrë

Aktorja Jennifer Garner ka folur për sekretet e bukurisë dhe këshillat që u jep vajzave të saj nga martesa Ben Affleck, Violet Anne Affleck (16 vjeçare) dhe Seraphina Rose Elizabeth Affleck (13 vjeçare).

“Këshilla ime është që të shikoheni më pak në pasqyrë dhe të jeni të kujdesshëm kur bëhet fjalë për të injektuar ndonjë gjë në fytyrën tuaj”, ka thënë 50-vjeçarja.

Tutje ka shtuar se këshilla e saj është që “të jesh shumë e arsyeshme dhe të presësh sa më gjatë për të shtuar diçka”.

Gjithashtu, aktorja e njohur ka paralajmëruar të rinjtë duke thënë: “Mos mendoni se jeni 37 vjeç dhe duhet ta pomponi fytyrën me gjithçka”.

(Foto: Instagram/jennifer.garner)

“Shikohuni më pak në pasqyrë, mos u fiksoni dhe shikoni pjesën tjetër të botës për të parë se si mund ta shfrytëzoni më mirë kohën tuaj, në vend se ta bëni këtë”.

“Të gjithë ne po i shikojmë fytyrat tona më shumë se njerëzit më parë dhe kjo nuk po ndihmon. Jemi të fiksuar pas ndryshimit apo si të rregullojmë diçka në fytyrën tonë”, ka theksuar Garner. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT