Kryeministri Kovaçevski dush të ftohët Mickoskit: Referendumi jorelevant, filluam negociatat me BE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot përsëriti qëndrimin se referendumi i paralajmëruar nga VMRO-DPMNE është për përdorim brenda- partiak dhe se kjo parti opozitare së bashku me partinë “E Majta” janë dy partitë e vetme që janë kundër hyrjes në BE. Maqedonia e Veriut, tha ai, ka filluar rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe një referendum i tillë është jorelevant.

“Së pari, Republika e Maqedonisë së Veriut në referendum gjatë pavarësisë u deklarua se dëshiron shtet të pavarur anëtar të BE-së dhe NATO-s. VMRO- DPMNE është parti e cila ishte kundër anëtarësimit në NATO, tani së bashku me partnerin e ri të koalicionit ‘E Majta’ janë dy partitë e vetme që janë kundër anëtarësimit në BE dhe këtë e kanë treguar qartë gjatë votimit për propozimin e BE-së lidhur me fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por, numri dominant i deputetëve 68 që përfaqësojnë qytetarët morën vendim që Republika e Maqedonisë së Veriut të fillojë negociatat. Ai referendumi për të cilin flet kryetari i VMRO-DPMNE-së është vetëm për përdorim brenda-partiak sepse nuk ka parti politike përveç partnerit të saj ‘E Majta’ që është kundër NATO-s dhe BE-së dhe është për Aleancë të Azisë Qendrore diçka me Rusinë, të jetë kundër BE-së”, tha Kovaçevski.

Sipas tij, VMRO-DPMNE duhet ideologjikisht ta pastrojë tek vetja nëse dëshiron ta shohë vendin në BE ose jo. Mesazhi i kryeministrit Kovaçevski deri tek partia opozitare është se Maqedonia e Veriut ka filluar negociatat edhe atë me gjuhë të pastër maqedonase, me identitet të mbrojtur dhe është konfirmuar jo vetëm nga ne, por edhe nga kryetarja e KE-së dhe nënkryetari i KE-së.

“Ky shtet nga dita e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare e ka filluar rrugën drejt anëtarësimit në BE. Nga ajo rrugë nuk ka kthim mbrapa, nuk ka majtas e aq më pak djathtas, pra drejt lindjes, ashtu që është irelevante kërkesa e VMRO-DPMNE-së për njëfarë referendumi që duhet të jetë deklarim kundër anëtarësimit në BE”, deklaroi Kovaçevski i cili sot ka qenë në Tetovë në fillimin e fushatës zgjedhore për anëtarë të Këshillit komunal.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me deklaratën e sotme të euroambasadorit Dejvid Gir se nëse nuk ndryshohet Kushtetuta, procesi i negociatave do të ngec, Kovaçevski tha se ndryshimet kushtetuese miratohen në Kuvend duke rikujtuar se me anëtarësimin në BE vendi do të duhet të bëjë një numër të madh ndryshimesh ligjore dhe kushtetuese dhe me hyrjen në Union me intencë që një pjesë e kompetencave për momentin janë ekskluzivisht në Maqedoninë e Veriut të barten në BE pasi po hyjmë në Aleancë me 27 vende të tjera, aq sa janë për momentin.

“Prandaj deputetët që përfaqësojnë qytetarët duhet të jenë në krye të detyrës dhe të gjitha vendimet që duhet të merren të miratohen në drejtim të anëtarësimit në BE, përfshirë ligjet dhe ndryshimet kushtetuese të sillen në interes të qytetarëve. E përsëris edhe një herë, paralajmërimi për referendum është ekskluzivisht për çështjet e brendshme politike të VMRO-DPMNE-së dhe asgjë tjetër”, tha Kovaçevski.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Shënohet Dita ndërkombëtare e të rinjëve

Fondacioni “ZAEV – Një shoqëri për të gjithë”, me rastin e 12 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të të rinjëve, vizitoi Amir Destanovskin nga “Qendra...

Zbulohen të nominuarit për lojtarin dhe trajnerin më të mirë të sezonit nga UEFA

schedule15:17 - 12 Gusht, 2022 UEFA ka shpalosur tre emrat kryesorë për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit dhe...