Mathieu Flamini, futbollisti që bëri karrierë te Marseille, Arsenali dhe Milani, sot është sipërmarrës milioner dhe lider i ndryshimeve klimatike

Kur futbollistët tërhiqen nga loja aktive, ata mund të ndjekin disa rrugë. Disa fillojnë zejen e trajnerit ose ekspertit në media, ndërsa ka edhe prej atyre që tërhiqen nga futbolli. 

Ka pak prej atyre që marrin një rol lideri në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe prodhimin e burimeve të energjisë së rinovueshme.

Mathieu Flamini ka pasur një karrierë të qëndrueshme si futbollist, pasi ka luajtur me klube si Marseille, Arsenal dhe AC Milan, por ajo që ai ka bërë pasi ka varur këpucët e tij ka rezultuar mjaft spektakolare.

Flamini erdhi përmes akademisë së Marseille, duke hyrë në ekipin e parë në sezonin 2003-04 dhe duke luajtur në finalen e UEFA Cup atë sezon.

Kjo tërhoqi vëmendjen e Arsene Wenger dhe Arsenalit, që donin të nënshkruanin me Flaminin kontratën e tij të parë profesionale, një lëvizje që zemëroi trajnerin e atëhershëm të OM, Jose Anigo.

“Është një tradhti e madhe. Ai më përdori. Është mirë për paratë që nuk nënshkroi kontratën pro me ne. Argumenti i tij sportiv se kishte frikë të luante më pak nuk qëndron më. Pikëpamja ime nuk do të jetë më e njëjta për të”, kishte thënë Anigo.

Paralajmërimet e Anigo se Flamini do të kishte vështirësi për t’u futur në ekipin e parë të “Topçinjve” fillimisht rezultuan të pasakta, pasi, pas një sezoni, ai ishte vendimtar në sezonin 2005-06 të Arsenalit, duke luajtur në 49 ndeshje në të gjitha garat teksa arritën edhe në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sidoqoftë, Flamini kurrë nuk e zotëroi me të vërtetë rolin e liderit në mesfushë. Ai i plotësonte mirë në mesfushë Cesc Fabregasin dhe Gilberto Silvan.

Kishte disa momente madhështie, të tilla si goli e tij kundër Newcastle në janar 2008 që u votua ndër 50 golat më të mëdhenj të Arsenalit të të gjitha kohërave.

Flamini zgjodhi të vazhdonte tutje karrierën pas fundit të kontratës së tij katërvjeçare me Arsenalin, duke nënshkruar me Milanin, ku edhe aty luante në disa pozita, ku nevojitej.

Ai e ndihmoi Milanin të fitonte Scudetton e sezonit 2010-11 – titulli i tyre i fundit para këtij që e arriti këtë vit në Serie A – ku pastaj ai pëson një dëmtim në gju dhe nuk luan fare të gjithë sezonin pasues.

I liruar nga Milani në vitin 2013, ai u kthye në Arsenal fillimisht për të stërvitur dhe ruajtur gjendjen fizike përpara se të nënshkruante një kontratë me ta.

Ai ishte pjesë e skuadrës kur fituan FA Cup në vitet 2014 dhe 2015, megjithatë nuk luajti në të dyja ndeshjet.

Flamini u largua nga Arsenali për herë të fundit në vitin 2016 – çuditërisht duke mos humbur kurrë asnjë ndeshje të Ligës Premier në shtëpi në atë sezon, ndërsa pas largimit luajti edhe te Crystal Palace dhe Getafe.

Pasi u tërhoq nga futbolli profesionist, ai kaloi me kohë të plotë në një karrierë të dytë që duket të të jetë shumë më kuptimplotë se e para e tij.

Gjatë karrierës së tij futbollistike, në vitin 2008, Flamini bashkëthemeloi GF Biochemicals, kompania e parë në botë që prodhon në masë acid levulinik, i cili konsiderohet kyç në prodhimin e biokarburanteve më miqësore për mjedisin.

Mund të përdoret gjithashtu në disa nga sende të tjera shtëpiake, si freskuesit e ajrit dhe parfumet, si dhe në plastikë dhe farmaceutikë.

Një sipërmarrës, pasuria e Flaminit vlerësohet në rreth 20 milionë euro, por nuk ka shumë të dhëna të sakta për tregun ku ai punon dhe se thuhet së është miliardësh.

“Duke u rritur buzë detit, mund të shihja që në moshë shumë të hershme ndikimin e plastikës në ujë, në plazh. Është e tmerrshme dhe të bën të kuptosh se, nëse nuk ndryshojmë diçka, vendi ku jetojmë nuk do të jetë më i jetueshëm”.

“Isha shumë i vetëdijshëm për gjithçka, shumë kurioz. Gjithmonë i thoja vetes: “Nëse bëj diçka tjetër më vonë jashtë futbollit, dua që ajo të jetë rreth qëndrueshmërisë”.

Në nëntor të vitit 2020, kishte pakënaqësi me pronësinë e Stan Kroenke te Arsenali, ku shumë zëra çaun në thashetheme se ish-lojtari mund të blinte klubin, por Flamini tregoi se rikthim në futboll nuk është në mendimet e tij.

“Mos më pyesni se a do të përfshihem në futboll, sepse nuk është diçka që e kam menduar”.

“Por, padyshim, është diçka në të cilën kam qenë pjesë. Unë gjithmonë do të dua të jem pjesë e këtij komuniteti”.

Duket e mundshme që Flamini do t’i rikthehet futbollit në një moment në të ardhmen – por aktualisht ai luan rolin e tij për t’u siguruar që ne të gjithë një të ardhme më të mirë. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...