Qyteti Mykolaiv granatohet rëndë nga rusët – vritet manjati i drithërave, një nga njerëzit më të pasur në Ukrainë

Ukraina thotë se qyteti jugor i Mykolaiv pësoi bombardime “masive” ruse gjatë natës.

Si pasojë, një nga njerëzit më të pasur të Ukrainës, Oleksiy Vadatursky dhe gruaja e tij Raisa u vranë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Vadatursky, 74 vjeç, zotëronte Nibulon, një firmë e madhe bujqësore.

Kryetari i bashkisë së qytetit i quajti granatimet “ndoshta më të fortat e të gjitha kohërave”.

Pasuria e Oleksiy Vadatursky vlerësohej 450 milionë dollarë, sipas një vlerësimi të vitit 2020 nga Forbes

Dëme ka pasur një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla, si dhe banesa.

Mykolaiv është në rrugën kryesore për në Odesa, porti kryesor i Ukrainës, dhe është goditur vazhdimisht.

Ndërkohë, Rusia ka anuluar festimet e Ditës së Marinës në Krimenë e pushtuar.

Forcat ruse aneksuan Krimenë në vitin 2014. Kjo u dënua ndërkombëtarisht si e paligjshme dhe shkaktoi sanksione kundër Rusisë. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT