Shifrat prapa ofertës së Romës për Belottin

Roma është pranë kompletimit të marrëveshjes për Andrea Belottin dhe gjatë javës që vjen pritet të nënshkruajë me ish-kapitenin e Torinos.

28-vjeçari është lojtar i lirë, pasi më 30 qershor i skadoi kontrata me Granata, ku kushte luajtur për shtatë vite.

Italiani ishte lidhur fuqishëm me një kalim te Monaco, por sipas Calciomercato.com, Roma e konsideron si opsion kryesor për të bërë rotacion me Tammy Abraham.

Porsa të kompletohet huazimi i Eldor Shomurodov te Bologna, Giallorossët do ta zyrtarizojnë transferimin e Belottit gjatë ditëve në vijim.

(Foto: Instagram/gallobelotti)

Sipas njoftimeve, Roma i ka ofruar kontratë dyvjeçare me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

Ai do të përfitojë 2.8 milionë euro bazë në sezon që mund të rritet deri në 3.5 milionë euro sipas bonuseve dhe shtesave të lidhura me performancat e lojtarit dhe skuadrës.

Valencia dhe Villarreali janë dy klube tjera të interesuara që janë të gatshme t’i japin rrogë më të madhe, mirëpo Belotti preferon të qëndrojë në Serie A. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/gallobelotti)

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT