Borisov: Me Zaevin treguam guxim dhe përgjegjësi për të ardhmen

Para pesë vitesh kryeministri Zoran Zaev dhe unë treguam guxim dhe përgjegjësi për të ardhmen duke nënshkruar Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, thotë ish-kryeministri bullgar dhe lideri i GERB-it, Boyko Borissov, në një mesazh në rrjetet sociale me rastin e pesë vjetorit nga nënshkrimi i marrëveshjes.

“Shkupi është në NATO dhe po negocion me BE-në, dhe ne kemi një fqinj që është përkushtuar të respektojë vlerat evropiane: të mbrojë të gjithë qytetarët e tij, të ndalojë diskriminimin ndaj bullgarëve dhe të hapë kontakte ekonomike dhe kulturore”, thotë Borissov.

Kreu i GERB-it kujton gjithashtu se së fundmi partia e tij mbështeti fillimin e negociatave, pasi deklaroi se përkrah propozimin francez dhe dha dritën jeshile për negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në.

“Para disa ditësh, GERB tregoi edhe një herë se sa me përgjegjësi veprojnë politikanët, ne mbështetëm fillimin e negociatave ndërmjet RMV-së dhe BE-së. Mbështetja jonë për fqinjët tanë do të vazhdojë pavarësisht nëse jemi në pushtet apo në opozitë sepse kjo kohë është e duhura”, tha Borissov.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...