“Çdo hap i Vuçiç në koordinim me Putin”, Mediu dënon tensionet në veri të Kosovës: Shqipëria ta trajtojë me seriozitet çështjen

schedule09:43 – 1 Gusht, 2022

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka dënuar sulmet e organizuara nga Serbia në Veri të Kosovës pas tensioneve për marrëveshjen e reciprocitetit.

Përmes një postimi në Instagram, Mediu thekson se “bashkërendimi i Serbisë dhe Rusisë për të krijuar tensione në Ballkan është një fakt i provuar.”

Ai bën thirrje që Shqipëria ta trajtojë me seriozitet maksimal këtë çështje në Këshillin e sigurimit në Kombet e Bashkuara.

Postimi i plotë:

Partia Republikane dënon ashpër sulmet e organizuara nga Serbia dhe Vucic, në Veri të Kosovës kundër policisë kosovare.
🔹Bashkërendimi i Serbisë dhe Rusisë për të krijuar vatra të reja tensioni në Ballkan është tashmë një fakt i provuar, cdo hap i Vuciç është në kordinim me Putin.
🔹Takimi i Vucit me Shtabin e ushtrisë Serbe nuk është një teatër por paralajmërim për një agresion të mundshëm ushtarak.
🔹Vendosja e ligjshmërisë në gjithë territorin e Kosovës është detyrë e qeverisë Kurti.
🔹Zbatimi i reciprocitetit është po ashtu një detyrim për shtetin e Kosovës.
🔹Shqipëria duhet ta trajtojë me seriozitet maksimal këtë cështje në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe NATO, si një kërcënim për rajonin e ballkanit dhe jo vetëm Kosovën. Komunikimi me drejtues të vendeve të tjera të NSTOs në rajon që ndajnë të njëjtin shqetësim për sjelljen e Serhisë dhe Rusisë, vecanërisht me Malin e Zi dhe Kroacinë është mëse i nevojshëm për ta prezantuar këtë cështje me seriozitet në plan

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë për një muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, kjo pasi serbët vendosën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak. Shtyrja për implementimin e vendimit për reciprocitet me dokumente karshi Serbisë erdhi nga kërkesa e SHBA-së. Kjo kërkesë u përcoll nga ambasadori Jeff Hovenier, në një takim urgjent në orët e vona me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe dy zv.kryeministrat, Bislimi dhe Gërvalla.

Policia konfirmoi se në veri pati të shtëna me armë zjarri dhe disa qytetarë u keqtrajtuan në kufi. Në disa vende policia tha se është shtënë edhe ndaj njësiteve policore, por që nuk ka asnjë të lënduar.

Në këtë situatë, dy pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje u bllokuan. Prandaj Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i udhëzoi bashkatdhetarët që t’i përdorin pikëkalimet e tjera kufitare për të hyrë në Kosovë./Abcnews.al/ 


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...