Dembele tani ka filluar të luajë si ylli që kushtoi 135 milionë euro

Katër gola: një kundër Inter Miamit, dy kundër Juventusit dhe një tjetër kundër NewYork Red Bulls. Ky është kontributi i Ousmane Dembeles në ndeshjet para-sezonale me Barcelonën.

Nuk është aq e habitshme për sa i përket cilësisë së francezit, e cila njihet mirë, por më tepër për qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e tij.

Anësori francez po hesht ata që nuk ishin të bindur se klubi duhet ta mbante atë në “Camp Nou”.

Vetëm dy javë më parë u njoftua rinovimi i tij deri në vitin 2024, një vendim që ngjalli dyshime duke pasur parasysh paraqitjet e tij në të kaluarën, por Dembele është një gjeni kur dëshiron të jetë dhe në Shtetet e Bashkuara e ka bërë të qartë se ka dalë nga ‘guaca’ e tij.

Mbështetja e Xavi për Dembelen

Xavi ka qenë gjithmonë një nga mbështetësit më të mëdhenj të francezit dhe ai është i bindur se mund të jetë një aset i madh për Barcelonën këtë sezon.

Miratimi i Xavi ishte në qendër të përpjekjeve të klubit për të rinovuar kontratën e Dembeles dhe ai tani po sheh se si ky bast, tani për tani, po jep rezultat. “Ai ka shumë besim dhe unë besoj shumë në të, ai mund të bëjë ndryshimin dhe e bën”, ka thënë Xavi gjatë turneut.

Dembele, vetëm pasi shënoi një dygolësh ndaj Juventusit, theksoi se ky besim vjen nga grupi dhe trajneri.

Forma e Dembele nuk është vetëm një çështje e paraqitjeve individuale pasi ai po integrohet në mënyrë të përsosur me pjesën tjetër të shokëve të tij në sulm dhe pjesa e parë e ndeshjes kundër New York Red Bulls është dëshmia më e mirë deri më tani.

Partneriteti ‘LDR’ me Robert Lewandowskin, Dembelen dhe Raphinhan funksionoi në mënyrë perfekte në pjesën e parë.

Me dy anësorë që mbështesin polakun, si një pikë referimi e qartë në sulm, sulmuesit e Barcelonës lëviznin me rrjedhshmëri, saktësi, energji dhe së bashku.

Madje goli i Dembeles erdhi pas një asistimi të brazilianit.

Kimia e Dembeles me Lewandowskin

Edhe pse Lewandowski nuk shënoi, aleanca me Dembelen ishte e qartë: francezi vendosi numrin 9-të në disa raste para pjesës së parë, megjithëse nuk ishte nata e ish-lojtarit të Bayernit.

Në fakt, Barcelona ishte më e mprehtë në pjesën e parë me formulën ‘LDR’ në fushë, edhe pse në pjesën e dytë Memphis Depay shkëlqeu sërish, duke shënuar  për 2-0.

Talenti i Dembeles është i qartë dhe sfida e madhe e lojtarit tani është të krijojë qëndrueshmëri për të arsyetuar deri diku 135 milionë eurot e harxhuara më parë për të. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT