Totre drejt Ukrainës, publikon letrën e largimit nga Tirana

schedule13:59 – 1 Gusht, 2022

Ennur Totre është shitur nga Tirana te ukrainasit e Vorskla Poltava për 300 mijë euro dhe ditën e sotme ai ka njoftuar edhe largimin nga bardheblutë.

“Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri në një vit të jashtëzakonshëm, ku falë një pune të madhe morëm titullin kampion.

Aventura ime me Tiranën përfundon këtu, duke qenë mirënjohës ndaj presidentit, drejtuesve, stafit teknik dhe të gjithë lojtarëve që kam punuar gjatë këtij viti.

Pa diskutim, një falënderim i veçantë shkon për tifozët e mrekullueshëm që më kanë qëndruar pranë çdo ditë, ju jeni krenaria e qytetit. Ju uroj shumë suksese në vazhdim, Forca Tirona“, shkruan Totre. / abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT