Van Dijk vlerëson lart Haalandin: Do t’ua bëjë të vështirë jetën mbrojtësve në Ligën Premier

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, pret që Erling Haaland të luajë me shumë suksese te Manchester City këtë sezon.

Holandezi ka folur për VG pas fitores së Liverpoolit në Community Shield me rezultat 3-1.

“Haaland ka shumë cilësi. Ai do t’ua bëjë jetën mbrojtësve në Angli të tmerrshme. Ai është shumë i drejtpërdrejtë”.

“Ai ka gjithçka. Mund ta shtyjë topin në rrjetë.  Është i shpejtë”.

“Unë nuk dua t’i jap atij shumë këshilla, por ai e di se duhet të fokusohet në lojën e tij”.

“Do të ketë presion mbi lojtarët që vijnë me një çmim të madh, por çfarë mund të bëni është thjesht duhet të qëndroni i fokusuar, të punojë shumë dhe të përpiqet të shënojë sa më shumë gola për Man Cityn”, ka thënë Van Dijk. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT