Hoxhaj reagon pas deklaratës së kryeministrit spanjoll: Është vetëm hipokrizi dhe në shërbim të Rusisë dhe assesi të BE-së

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, pas deklaratës së kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez se është shkelur e drejta ndërkombëtare me shpalljen e pavarësisë së Kosovës ka thënë se kjo është vetëm hipokrizi dhe në shërbim të Rusisë dhe assesi të BE-së.

Hoxhaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se qëndrimi i djeshëm në Tiranë, i kryeministrit të Spanjës dhe i ministrit të jashtëm grek në Vietnam, kundër njohjes së pavarësisë, e kanë varrosur përfundimisht një momentum dhe shancë historike për një kohë të gjatë për Kosovën.

“Deri dje, Kosova ka pasur mundësi të artë për të marr njohjen e pesëshes mos njohëse të BE-së, për shkak të rënies strategjike të Rusisë dhe izolimin e Serbisë. Qëndrimi i djeshëm në Tiranë, i kryeministrit të Spanjës dhe i ministrit të jashtëm grek në Vietnam, kundër njohjes së pavarësisë, e varrosën përfundimisht një momentum dhe shancë historike për një kohë të gjatë. Argumenti i rrejshëm i tyre kur GjND e ka vulosur ligjshmërinë e pavarësisë sonë, është vetëm hipokrizi dhe është vetëm në shërbim të Rusisë dhe assesi të BE-së”, ka shkruar Hoxhaj duke shtuar se “Koha para nesh është një kohë e vetmisë dhe papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...