Komuna e Podujevës fajëson drejtorin e shkarkuar për ndërtimet pa leje përreth Liqenit të Batllavës

Komuna e Podujevës duke arsyetuar shkarkimin e drejtorit të Inspeksionit, Besnik Mulliqi, e ka bërë atë përgjegjës për mos ndalimin e ndërtimeve pa leje dhe ruajtjen e mjedisit në zonën e Orllanit.

Në sqarimin e Komunës thuhet se njëra nga arsyet kryesore për lirimin nga detyra e drejtorit të Inspeksionit, Besnik Mulliqi, është mosefikasiteti i punës së drejtorisë duke lejuar të rëndohet situata me ndërtimet pa leje në zonën përreth Liqenit të Batllavës.

“Mbi këtë bazë janë ndërmarrë edhe masa ndaj zyrtarëve komunal të inspeksionit për mos kryerje të detyrave zyrtare në ndalimin e ndërtimeve pa leje dhe ruajtjen e mjedisit në zonën e Orllanit”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se “njoftimi për lirimin nga detyra të drejtorit Mulliqi është bërë që nga data 20 e muajit të kaluar ndërsa lirimi i tij zyrtar nga detyra është bërë me datën 29.07.2022, dhe nuk ka të bëjë me rrënimet që kanë ndodhur sot në fshatin Orllan, siç po deklarohet para opinionit dhe mediave”.

“Përkundrazi nga reformimet të cilat janë bërë ditë me parë në këtë drejtori vërehen veprimet e para sot në terren”.

Komuna thotë se “ditëve në vijim do të kërkohen sqarime shtesë për të gjitha rastet e ndërtimeve pa leje dhe bazën ligjore për veprimet e mëtutjeshme duke siguruar vendosjen e ligjshmërisë dhe ruajtjen e natyrës në Zonën e Orllanit”.

Ndërsa, drejtori i Inspeksionit në Komunë e Podujevës, Besnik Mulliqi, ka njoftuar se sot nga kryetari i Komunës ka marrë vendimin për shkarkimin e tij nga kjo detyrë.

Mulliq thotë se vendimi për shkarkimin e tij vjen pas  pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...