Nancy Pelosi mbërrin në Tajvan pavarësisht paralajmërimeve nga Kina

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka mbërritur në Taipei të martën.

Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Associated Press, përcjell Telegrafi, sipas të cilit medium, një vizitë e tillë mund të përshkallëzojë ndjeshëm tensionet midis SHBA-së dhe Kinës.

Aeroplani i saj thuhet se aterroi në aeroportin Songshan në Taipei rreth orës 22:45 me orën lokale të martën.

Ajo u prit nga ministri i jashtëm Joseph Wu dhe përfaqësuesja e SHBA-së në Tajvan, Sandra Oudkirk dhe pritet të takohet me presidentin Tsai Ing-wen të mërkurën në mëngjes.

Një vizitë e saj vjen pavarësisht paralajmërimeve nga Kina, e cila madje po të martën ka angazhuar disa aeroplanë të cilët fluturuan afër “vijës” që ndan ngushticën e Tajvanit.

Kina ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur që Pelosi të mos shkojë në Tajvan, të cilin ajo e pretendon si të sajën.

Nancy Pelosi po bën udhëtimin e nivelit më të lartë në 25 vjet nga një zyrtar i qeverisë amerikane në Tajvan, një ishull vetëqeverisës që Partia Komuniste e Kinës e pretendon si pjesë të territorit të saj.

Zyrtarët kinezë, përfshirë udhëheqësin Xi Jinping në një telefonatë javën e kaluar me presidentin JOe Biden, kanë paralajmëruar kundërmasa të paspecifikuara nëse një vizitë e tillë ndodhë. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...