Në veri ndalohet një auto-ambulancë përplot barna, dyshohet se po kontrabandoheshin nga Serbia

Në vazhdën e luftës kundër kontrabandës në veri të vendit, sot rreth orës 13:30 në fshatin Rudare të Zveçanit, njësitet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu kanë ndaluar një automjet, me të cilin po kontrabandoheshin barna.

Sipas njoftimit të Policisë, automjeti i ndaluar ishte një auto-ambulancë që drejtohej nga D.S., viti i lindjes 1965 në Mitrovicë e me banim në Zveçan, transmeton Telegrafi.

“Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, të ngarkuar në të, kanë hasur pako me produkte medicionale me banderola të Serbisë. Drejtuesi i automjetit, nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicioanle, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin ka njoftuar prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe në koordinim me të, ky rast është duke u trajtuar nga policia.

Por, zyrtarët në Serbi këtij rasti i kanë dhënë konotacion tjetër.

Drejtori i drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha më herët gjatë ditës se shoferi i autoambulancës, që e identifikoi si Dejan Spahiq, i cili po transportonte infuzione dhe ilaçe nga Leposaviqi në Mitrovicë të Veriut, “u rrëmbye nga njësitë speciale” të Policisë së Kosovës.

Gjatë një konference për media, Petkoviq tha se “rreth orës 14:00, një makinë e njësive speciale ia ka bllokuar rrugën një autoambulance. Katër policë të armatosur e kanë rrëmbyer shoferin Dejan Spahiq, dhe një pjesëtar i njësive speciale ka hipur në autoambulancë dhe ka udhëtuar me të drejt jugut, në një vend të panjohur”.

Petkoviq tha se ky veprim u bë “me urdhër personal” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe paralajmëroi se do të ngrihet një kallëzim penal kundër Kurtit, i cili, sipas tij, “ka vazhduar të terrorizojë popullatën serbe në veri të Kosovës”. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...