Policia e Kosovës fillon punën me pajisjet të cilat identifikojnë kundërvajtjet në trafik

Policia e Kosovës ka prezantuar “Patrullën inteligjente”, pajisje këto të cilat do të identifikojnë shpejtësinë, mjetet e paregjistruara, personat të cilët janë në kërkim dhe kundërvajtje të tjera në trafikun rrugor.

Përmes këtyre pajisjeve do të mundësohet shqiptimi i gjobave në mënyrë digjitale. Forcat e rendit në Kosovë do të fillojnë prej sot përdorimin e këtyre pajisjeve por ndaljet nga policia në trafik do të vazhdojnë deri kur teknologjia të lidhet në tërësi me databazën.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, duke e prezantuar “Patrullën inteligjente” ka pranuar që situata në trafikun rrugor nuk është e mirë ndërsa ka theksuar rëndësinë e digjitalizimit të komunikacionit.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti /Foto: Ridvan Slivova

“Qytetari i Kosovës ta kuptojë se nga sot, përkatësisht gjatë ditëve në vijim në komunikacion do të jenë automjete dhe mjete teknike të cilat totalisht e ndryshojnë qasjen e policisë ndaj kundërvajtësve. Deri sot, zakonisht kundërvajtjet janë identifikuar përmes ndalimit, policia e ka ndaluar kundërvajtësin, e ka identifikuar dhe natyrisht e ka shqiptuar masën e dënimit. Identifikimi i kundërvajtjeve do të bëhet nga vet pajisjet teknike. Sensorët, radarët, kamerat të cilat janë të instaluara në automjetet e bëjnë identifikimin e kundërvajtjeve”, ka thënë Mehmeti.

Ai ka treguar se këto pajisje identifikojnë tejkalimin e shpejtësisë, automjetet e paregjistruara, njerëzit apo targat që janë në kërkim, pikët negative si dhe mundësojnë shqiptimin e gjobave në mënyrë elektronike të cilat pastaj me postë u dërgohen kundërvajtësve.

“Këto pajisje identifikojnë disa nga kundërvajtjet siç është tejkalimi i shpejtësisë edhe nëse automjeti është në lëvizje, mjeti ka teknologji të tillë që në 360 shkallë bën incizim, edhe nëse bëhet shpejtësia në anën e kundërt të lëvizjes, ose nëse është në autostradë atje, krejt ndoshta në shiritin e katërt, prapë automjeti mund ta regjistroj. Të gjitha automjetet që janë të paregjistruara, teknika i identifikon, i bartë në databazë e bën krahasimin dhe natyrisht që do të gjobiten dhe do të hekën nga komunikacioni”, tha ai.

Tutje Mehmeti tha se një element tjetër që e identifikon kjo teknologji është mundësia e identifikimit digjital, përkatësisht shqiptimit të gjobave dixhitale.

“Teknologjia mundëson me u identifiku kundërvajtja, me u bartë në data bazë dhe me automatizëm me u shqiptu gjoba, gjithashtu e mundëson identifikimin e figurave, ose njerëzve të cilët mund të jenë në kërkim, teknologjia mundëson se e dhëna që është fut paraprakisht në sistem me identifiku gjatë qarkullimit nëpër rrugë kudo në territor të Kosovës. Dhe natyrisht identifikimin e pikëve negative, databaza ia mundëson zyrtarit policor me pas dosjen e çdo njërit që e ndalon”, ka thënë ai.

Foto: Ridvan Slivova

Drejtori i policisë ka deklaruar se veturat që përmbajnë këto pajisje do të jenë prezente në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Veturat do të jenë prezentë në të gjitha pjesët e territorit të Republikës së Kosovës, në veri, lindje, jug, në çdo qytet, të mos them në çdo fshat sepse varësisht sa arrijmë për shkak se ju e dini që edhe me patrulla të rregullta ne nuk arrijmë me qenë 24 orë në çdo pëllëmbë, sepse është e pamundur. Do të jenë në vende të ndryshme në kohë të ndryshme, konkretisht do të jenë prezentë edhe në të gjitha komunat veriore të Republikës së Kosovës, jo vetëm të tabelat e regjistrimit të Republikës së Serbisë por edhe të tabelat e regjistrimit që vinë nga Gjermania, Greqia, Turqia, nga ndonjë shtet tjetër. Data bazat tona konektohen dhe natyrisht që kushdo që hyn dhe del në Republikën e Kosovës regjistrohet në kufi, ju e dini që në kufi regjistrohet numri i çdo automjeti që hyn, kjo konektohen me sistem, bëhet skanimi i tyre dhe identifikohet që X ose Y e ka një gjobë diku”, ka shtuar ai.

Në Policinë e Kosovës kanë thënë se gjatë ditëve të para të implementimit të këtij projekti do të ketë tolerime deri në lidhjen e plotë të teknologjisë me databazën.

Këto pajisje nuk lejojnë që gjobat të kthehen prapa ndërsa të tilla që janë përdorur në rajon kanë arritur të identifikojnë deri në 8 mijë kundërvajtje brenda një dite. /Kp/Telegrafi/ 

Foto: Ridvan Slivova

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Shënohet Dita ndërkombëtare e të rinjëve

Fondacioni “ZAEV – Një shoqëri për të gjithë”, me rastin e 12 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të të rinjëve, vizitoi Amir Destanovskin nga “Qendra...

Zbulohen të nominuarit për lojtarin dhe trajnerin më të mirë të sezonit nga UEFA

schedule15:17 - 12 Gusht, 2022 UEFA ka shpalosur tre emrat kryesorë për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit dhe...