Pritet të zbarkojë në Milano, De Ketelaere përshëndetet me Club Bruges

schedule00:15 – 2 Gusht, 2022

Lojtari belg, Charles De Ketelaere i ka dhënë lamtumirën Bruges-it përmes rrjeteve sociale teksa pret që nënshkrimi i tij për Milanin të zyrtarizohet sonte ose nesër.

“Dua të falënderoj Club Bruges që më dha mundësinë që kur isha fëmijë të bëj pjesë në radhët e tyre duke bërë realitet ëndrrat e mia, që më keni trajnuar si lojtar profesionist. Faleminderit shumë për gjithçka,” shkruan De Ketelaere.

Pritet që ditën e nesërme lojtari të kryejë vizitat mjekësore te klubi i Milanit dhe pas nënshkrimi i kontratës dhe prezantimi.

/f.a/abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT