Pushuesit vjedhin drogën e trafikantëve, policia i largon me helikopter – Abc News

schedule22:51 – 1 Gusht, 2022

Një moment i pazakontë është regjistruar në brigjet spanjolle, teksa një turmë pushuesish tentuan të vidhnin një sasi të madhe drogë nga një skaf që kishte dalë me shpejtësi në breg.

Videoja amatore u filmua në plazhin e Sanlucar de Barrameda në Cadiz, ku turma e pushuesve u afrua me shpejtësi në skafin e braktisur nga trafikantët që po ndiqeshin nga policia në det.

Menjëherë, në vend mbërriti dhe helikopteri i policisë i cili iu bëri thirrje pushuesve që të largoheshin, duke i kërcënuar me masa.

Megjithatë, kjo gjë nuk i ndaloi pushuesit të cilët arritën të largoheshin nga varka e shpejtë me qese të mëdha kanabisi në duar. /Express/


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...