Rusia reklamohet si “vend i ëndrrave” me video propaganduese, kthehet në objekt tallës – Abc News

schedule21:31 – 1 Gusht, 2022

Teksa është duke uu përballur me largimin masiv të qytetarëve të ndikuar nga sanksionet e forta ekonomike, Rusia ka mednuar të propagandojë me një video si strategji për të përmirësuar imazhin e vet.

“Koha për t’u vendosur në Rusi”, titullohet video, që është kthyer në objet tallës në rrjet. Në të shfaqen mesazhe, me të cilat Rusia krenohet.

Videon e kanë shpërndarë zyrtarë të ambasadës ruse në Spanjë, ku thuhet se Rusia mund t’i bëjë ballë mijëra sanksioneve.

Në anën tjetër realiteti në këtë vend është krejt ndryshe, atje mungon liria e shprehjes, mediat janë të kontrolluara nga Vladimir Putin, e ata që mendojnë ndryshe brenda natës “zhduken” pa gjurmë.

Në video tentohet të reklamohet kinse “jeta e lirë”, ku energjia elektrike, uji, gazi e femrat e bukura e bëjnë këtë vend të “përkryer” për të jetuar. /abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...