E dashura e Putin, në listën e sanksioneve të reja të SHBA – Abc News

schedule00:29 – 3 Gusht, 2022

Departamenti Amerikan i Thesarit ka publikuar një listë të re sanksionesh me emra rusë për luftën në Ukrainë, që përfshin gjithashtu Alina Kabaeva, për të cilën thuhet se është e dashura e Vladimir Putinit.

Siç thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit të SHBA-së, Kabaeva është në krye të Grupit të Medias Kombëtare (NMG), një grup mediatik që promovon qëndrimet e Kremlinit.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të siguruar që oligarkët rusë që kanë forcuar Kremlinin në luftën e Ukrainës do të mbajnë përgjegjësi. Mes oligarkëve të shënjestruar nga sanksionet amerikane sot është Andrei Guriev, i cili thuhet se është bashkëpunëtor i ngushtë i Putinit.

39-vjeçarja Kabaeva ishte një atlete e shkëlqyer e gjimnastikës ritmike (dy medalje olimpike), që u përfshi në politikë dhe u bë anëtare e partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar”. Herë pas here kanë dalë në dritë informacione për lidhjen e saj të dyshuar me Vladimir Putin, të cilat kreu i Kremlinit e mohon.


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT