Grubi paralajmëron Peace Festival: Ermal Fejzullahu mysafirë i parë

21 vjetori i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit këtë vit vjen me një format të ri, shumë modern dhe me synim që të shndërohet në një manifestim tradicional, krejtësisht ndryshe nga ajo që është shënuar në të kaluarën.

Më herët, u paralajmërua Shkolla verore për Liderë të rinj e organizuar nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive e cila do të organizohet në kuadër të shënimit të 21 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Shkolla për Liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue” ju mundëson pjesëmarrësve të rinj të përfitojnë informacione lidhur me funksionimin e sistemit politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Zbatimi i politikave që rezultojnë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, avancimi i marrëdhënieve ndëretnike, menaxhimi i konflikteve, ndërtimi i paqes, kohezioni social, demokracia konsensuale, integrimi, ndërtimi i paqes dhe bashkëjetesës ndërmjet bashkësive etnike dhe integrimi i qytetarvëve në jetën publike, sociale, ekonomike dhe kulturore gjithashtu do të jenë pjesë ligjëratave që do të mbahen në kuadër të Shkollës për Liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue”, derisa qëllimi i Shkollës për Liderë të rinj është përvetësimi i njohurive të reja dhe përsosja e aftësive drejtuese për mundësi dhe kontribut për të ardhmen, në zhvillimin pozitiv të shoqërisë.

Krahas Shkollës verore për Liderë të rinjë, në kuadër të shënimit të 21 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit do të organizohet për herë të parë edhe Peace festival, një festival modern për rininë e vendit, që do të mbahet në Shkup.

Peace festival në edicionin e parë do të sjellë këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu dhe këtë e ka njoftuar edhe vet zëvendës kryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi në Facebook.

Këngëtari do të performojë më datë 13 Gusht në sheshin Skenderbe në Shkup me fillim në ora 21:00 në kuadër të Peace festival që mbahet për shënimin e 21 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit bashkë edhe me këngëtarë tjerë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=604959764326879&set=a.262689908553868

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT