Napoli gjen akordin me Raspadorin, ka ngelur vetëm marrëveshja mes klubeve

schedule23:00 – 2 Gusht, 2022

Napoli është një hap larg transferimit të Giacomo Raspadorit. Sulmuesi 22-vjeçarë nga drejtuesit shikohet si zëvendësuesi ideal i Dries Mertens.

Klubi axurr dhe talenti i Sassuolos kanë gjetur marrëveshjen për të firmosur një kontratë deri në vitin 2027, ku lojtari do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Tekniku Spalletti duhet të presë edhe pak për të stërvitur Raspadorin, sepse për momentin mungon dakordësia mes dy klubeve.

Te Sassuolo kërkojnë 35 milionë euro për kartonin e sulmuesit, ndërsa napolitanët shpresojnë që fillimisht të shesin Zielinskin te Ëest Ham dhe më pas të nisin sulmin final për Raspadorin.

Ndërkohë Spalletti duket se i ka gjetur vendin në skemat e tij, pasi synon ta aktivizojë pas shpinës së Osimhen, në rolin e një gjysmë-sulmuesi në skemën 4-2-3-1. /f.a/abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT