Një vit pasi u deklarua jo-binare, Demi Lovato thotë se i është rikthyer gjinisë femërore dhe po përdor përemrin ‘ajo’

Demi Lovato ka shpjeguar se tani po përdor përemrin ‘ajo’ më shumë se një vit pasi u deklarua si jo-binare (asnjanëse në gjini).

Lovato, 29 vjeçe, foli për ri-adoptimin e përemrave të rinj gjatë një paraqitjeje në Spout Podcast, duke zbuluar se ajo vendosi t’i rikthehet përemrave ‘ajo/saj’ pasi së fundmi ‘ndihej më femërore’, shkruan DailyMail.

“Unë në fakt i kam adoptuar përsëri përemrat ‘ajo/saj’ në mua. Pra, për mua, unë jam një person aq i rrjedhshëm saqë nuk e kam dhe nuk e gjej se jam… Më duket sikur, sidomos vitin e kaluar, energjia ime ishte e balancuar dhe energjia ime mashkullore dhe femërore, kështu që kur unë u përballa me zgjedhjen për të hyrë në një banjë dhe thoshte ‘për gra dhe burra’, nuk ndihesha sikur kishte një banjë për mua sepse nuk ndihesha domosdoshmërisht si një femër”, – shpjegoi ajo.

“Nuk u ndjeva si burrë. Thjesht u ndjeva si njeri. Dhe për këtë kanë të bëjnë përemrat ‘ata/ato/tyre’. Për mua, është sikur të ndihesh njeri në thelbin tënd”.

“Kohët e fundit jam ndjerë më femërore dhe kështu e adoptova sërish. Por unë mendoj se ajo që është e rëndësishme është se askush nuk është i përsosur. Të gjithë ngatërrojnë përemrat në një moment, dhe veçanërisht kur njerëzit mësojnë, gjithçka ka të bëjë vetëm me respektin”, shtoi ajo.

Demi deklaroi se kaloi në gjininë asnjanëse dhe zbuloi se po përdorte përemrat ata/ato/tyre vitin e kaluar.

Në një video të publikuar në Twitter, Demi tha: “Dua të shfrytëzoj këtë moment për të ndarë diçka shumë personale me ju”.

“Gjatë një viti e gjysmë të kaluar kam bërë disa punë shëruese dhe vetë-reflektuese dhe përmes kësaj pune kam pasur zbulimin që e identifikoj si jo-binare (gjini asnjanëse)”, kishte thënë ajo.

“Me këtë unë do t’i ndryshoj zyrtarisht përemrat e mi në ato/ata/tyre. Ndjej se kjo përfaqëson më së miri rrjedhshmërinë që ndiej në shprehjen time gjinore dhe më lejon të ndihem më autentike dhe e vërtetë me personin që të dy e di se jam dhe ende po e zbuloj”, kishte thënë interpretuesja e hitit “Fix a heart”.

“Dua ta bëj të qartë se jam ende duke mësuar dhe duke hyrë në vetvete – nuk pretendoj të jem eksperte apo zëdhënëse”.

Demi vazhdoi t’i nxiste fansat që ‘të vazhdojnë të jetojnë në të vërtetat ata që duan’ dhe iu dërgoi ‘aq shumë dashuri’ për ata që ende po përpiqen të pajtohen me identitetin e tyre.

“Çdo ditë që zgjohemi, na jepet një mundësi dhe një shans tjetër për të qenë ata që duam dhe dëshirojmë të jemi”, ka thënë Lovato. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...