Ali Ahmeti nga Tetova: Më 20 Gusht rretho numrin 11, kapacitetet tona në shërbim të tetovarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim, sonte në Tetovë ka mbajtur konventën ku janë promovuar kandidatët e Listës për këshilltarë për Këshillin e komunës së Tetovës. Aktivitit të BDI-së dhe gjithë të pranishmëve ju drejtua kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, zëvendës kryeministri i parë z. Artan Grubi dhe bartësi i Listës për këshilltarë z. Faton Ahmeti, të cilët kërkuan përkrahjen për Listën e BDI-së për zgjedhjet e 20 Gushtit.

Të tërë kapacitetet tona do të jenë në shërbim të këshilltarëve dhe të drejtuesve të dikastereve që drejtojnë prandaj fitorja e BDI-së në shumicë e këtyre kandidatëve është fitore për qytetarët dhe shqiptarëve sepse Tetova nuk është vetëm e tetovarëve por e të gjithëve, kryeqendër që jep dritë dhe rezaton gjithandej, tha mes tjerave kreu i BDI-së Ahmeti para të pranishmëve.

“Këto zgjedhje janë të imponuara pa fajin tonë. Ne as që kemi ditur, as na kanë vënë në dijeni për dobësitë dhe të metat që i kanë, se ne nuk jemi egoist nuk luftojmë për të bërë politika ditore e as nuk kemi punuar për politika ditore. Projektet tona janë afatgjate dhe strategjike, planet tona janë 5 vjeçare, 15 vjeçare, 20 vjeçare, ne nuk bëjmë politkë sot për nesër. Ne kemi investuar në organizim të mirëfilltë dhe në etablim politik të BDI-së me të gjitha profilet dhe specialistët e fushave të nevojshme, prandaj pot ë ishte kërkuar ndihma do u jepeshte dhe tani ne nuk dalim të bëjmë rivalitet dhe të masim forcat sepse nuk ka forcë që na përballon, siç thuhet në një proverbë ‘lum ai që ka mik BDI dhe mjerë ai që e ka kundërshtar’. Pjesëmarrja, organizimi i strukturave këtë e vërteton dhe sigurisht oponentëve po ju dridhen këmbët dhe përsëri nuk e bëjmë për rivalitet, për t’u dukur, e bëjmë për të ndihmuar qytetarët dhe për të ndihmuar kryetarin aktual të qytetit se mandati i tij vazhdon por puna e tij cilësore duhet të rritet sepse tetovarët meritojnë qeverisje të mirë dhe jemi të gatshëm se kemi kapacitete e njohuri që Tetova më mirë të organizohet, komuna më mirë të punojë në drejtim të realizimit të kërkesave të qytetarëve në infrastrukturë, në arsim e shëndetësi sepse të gjitha janë të ndërlidhura. Të tërë kapacitetet tona do të jenë në shërbim të këshilltarëve dhe të drejtuesve të dikastereve që drejtojnë prandaj fitorja e BDI-së në shumicë e këtyre kandidatëve është fitore për qytetarët dhe shqiptarëve sepse Tetova nuk është vetëm e tetovarëve por e të gjithëve, kryeqendër që jep dritë dhe rezaton gjithandej. Projektet dhe premtimet që ne i kemi bërë të behën realitet dhe të mbështeten nga qeveria dhe të inciohen nga këshilltarët dhe këshilli, që sa më suksesshëm të përmbyllim këtë kapitull dhe pas 3 viteve e 4 muajve do matemi në ring se kush do drejtojë komunën në 4 vitet e ardhëshme”, ka theksuar në fjalimin e tij para të pranishmëve kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Gjuhën e flamurin e kemi bë për çdo shqiptar, Univeristetin e Tetovës për çdo student, çerdhe e spital për secilin qytetarë sepse kështu na ka mësuar Ali Ahmeti dhe do vazhdojmë 0me të njejtin përkushtim, bashkë me kolegët e mi do të qëndrojmë mbrapa Faton Ahmetit dhe këshilltarëve për të realizuar projektet dhe për të ndihmuar administratën për të dalë nga pavarësia e saj dhe nuk duam të shohim qytetin në zgjedhje tjera si pasojë e padijes, tha mes tjerave Grubi.

“Do të demonstrojmë duke përkrahur listën tonë dhe të gjitha projektet e komunës së Tetovës sepse e keni vënë re të gjithë ju që nuk është bë akoma një vit dhe çdo promovim është bë në projekte që ka realizuar Qeveria dhe administrata e BDI në Tetovë dhe kjo nuk na pengon fare, le të vazhdojë kështu deri në fund sepse projektet i bëjmë për tetovarët, siç janë të mirat që ja kemi bë Tetovës dhe Maqedonisë së Veriut, gjuhën e flamurin e kemi bë për çdo shqiptar, Univeristetin e Tetovës për çdo student, çerdhe e spital për secilin qytetarë sepse kështu na ka mësuar Ali Ahmeti dhe do vazhdojmë, me të njejtin përkushtim bashkë me kolegët e mi do të qëndrojmë mbrapa Faton Ahmetit dhe këshilltarëve për të realizuar projektet dhe për të ndihmuar administratën për të dalë nga pavarësia e saj dhe nuk duam të shohim qytetin në zgjedhje tjera si pasojë e padijes. Ju ftoj që në këto ditë të verës e pushimit që u trazoj kjo paaftësi, të angazhoheni dhe të përkrahni Faton Ahmetin dhe të dëmsonstrojmë se si një parti si BDI-ja di të menaxhojë komunën, shumica apsolute në Këshillin e Tetovës nuk do të lejojë një avanturë të përsëritur por do të sigurojë përkrahje për Tetovën sepse këtë nuk e bëjmë për administratën por për Tetovën, në emrin tim dhe të Fatmirit, Naserit, Bujarit, Kreshnikut, Jetonit të jepni përkrahje kësaj liste të mrekullueshme sepse vet i treguat Ali Ahmetit e ai ua siguroi këtë listë dhe më 20 gusht të mbështesim këtë listë”, ka thënë Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi në fjalimin e tij.

Më 20 gusht në zgjedhjet për këshillin komunal të Tetovës, qytetarët do të vendosin për t’i dhënë fund mendësisë klienteliste dhe pa vizion të udhëheqësisë aktuale, dhe për të vendosur një baraspeshë të pushtetit në Tetovë, nga e cila do të përfitojnë qytetarët, ngase nevojat që ata kanë, do të jenë kryefjala e veprimit tone, tha Faton Ahmeti bartës i Listës së BDI-së për zgjedhjet në Këshillin komunal të Tetovës.

“BDI çdoherë ka zgjedhur anën e popullit dhe ka punuar me bindje në reliazimin e nevojave të qytetarëve, andaj besimi i dhënë nga qytetarët për NE është përgjegjësi dhe obligim, e jo privilegj kolltuqesh, ashtu siç e përjetojnë oponentët tanë politik. Falë politikave të urta dhe vizionare të Kryetarit Ahmeti, BDI tash e 20 vite kryeson të gjitha proçeset dhe politikat progresive e integruese të vendit, dhe ne sot në qeveri dhe komuna po qeverisim si të partnerë të barabartë dhe të Zot të shtëpisë, dhe nuk i kemi duart e lidhura duke bërë matematika joparimore me forca të dyshimta, që nuk ua duan të mirën shqiptarëve dhe ardhmërisë europiane të vendit. Më 20 gusht, të gjithë BASHKË do të vendosim për Tetovën,  por jo vetëm! Më 20 gusht në zgjedhjet për këshillin komunal të Tetovës, qytetarët do të vendosin për t’i dhënë fund mendësisë klienteliste dhe pa vizion të udhëheqësisë aktuale, dhe për të vendosur një baraspeshë të pushtetit në Tetovë, nga e cila do të përfitojnë qytetarët, ngase nevojat që ata kanë, do të jenë kryefjala e veprimit tonë. Bashkimi Demokratik për Integrim në këtë garë hyn i vetëm dhe me forca të reja pas një proçesi shumë transparent dhe demokratik të riorganizimit të brendshëm. Proces nga i cili BDI doli më e fortë dhe fitmitare, dhe këtë padyshim se do ta dëshmojmë më 20 gusht, me votën BASHKË për Tetovën”, deklaroi Faton Ahmeti sonte para të pranishmëve.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...