Allegri takohet me krerët e klubit: Kërkon tri përforcime para fillimit të kampionatit

Një takim mes Massimiliano Allegrit dhe drejtuesve të Juventusit konfirmoi se tre objektivat kryesorë të tyre tani janë Leandro Paredes, Filip Kostic dhe Alvaro Morata.

Skuadra e Bianconerëve është ende nuk është e plot përpara sezonit që po afrohet me shpejtësi në Serie A dhe klubi po punon shumë për të provuar dhe finalizuar disa marrëveshje të tjera përpara nisjes së sezonit kundër Sassuolos më 15 gusht.

Siç shkruan gazetari Gianluca Di Marzio, tri prioritetet kryesore të Juventusit janë Leandro Paredes, Filip Kostic dhe Alvaro Morata.

Një anësor i ri është objektivi kryesor dhe emri i zgjedhur është Kostic.

West Ham ka provuar ta transferojë, por Eintracht Frankfurt dëshiron të paktën 20 milionë euro për lojtarin, duke i detyruar Bianconerët që të dërgojnë një ofertë bindëse.

Një tjetër objektiv kyç është Paredes i Paris Saint-Germain, i cili ka një çmim prej 15 milionë euro.

Nevojiten bisedime të mëtejshme për të gjetur një marrëveshje me gjigantët francezë.

Së fundi, Juventusi është ende këmbëngulës për të rikthyer Moratan. Klubi torinez do të punojë sa më shumë që të jetë e mundur për këtë marrëveshje, por nëse është vërtet e pamundur, atëherë ata do të fokusohen në alternativat tjera. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT