Ballkani i Dajës triumfon, KI Klaksvik e mban hapur kualifikimin

schedule21:54 – 4 Gusht, 2022

Ballkani ka shanse të mira të kalojë në play-off të Conference League, pasi mundi me rezultatin 3-2 kampionët e Ishujve Faroe, KI Klaksvik.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja tregoi forcën e saj që në fillim, duke shënuar dy gola që në pjesën e parë të ndeshjes.

Gripshi ishte fantastik me një goditje me kokë në zhbllokimin e duelit, ndërkohë që më pas realizoi edhe Korenica.

Vijon të realizojë sërish Albin Rrahmani, autor i 6 golave në Conference League këtë sezon. Sulmuesi shënoi golin e tretë, ndërsa miqtë u përgjigjën me Klettskard me një gol shprese.

KI Klaksvik nuk u dorëzua dhe shënoi edhe një tjetër gol dy minuta para fundit, me autor po Klettskard. Kualifikimi mbetet i hapur me rezultatin 3-2.

Ballkani -KI Klaksvik 3-2

Gripshi 30’, Korenica 41’, Rrahmani 50’ / Klettskard 69’, 88’


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...