Debutimi nuk shkon siç duhet, Suarez rikthehet me humbje te Nacional

schedule23:00 – 3 Gusht, 2022

Luis Suarez u përball me humbje në debutimin e tij te Nacional, pas kthimit në skuadrën uruaguaianase ku e kishte nisur karrierën profesioniste.

Në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Copa Sudamericana, ekipi nga Montevideo u mund 0-1 nga skuadra braziliane, Atletico Goianiense.  Ndërsa, Suarez u aktivizua nga minuta e 74-t.

35-vjeçari iu ribashkua Nacionalit, pasi kontrata e tij me Atletico Madrid skadoi. E ky kthim që u prit me bujë të madhe në vendlindjen e tij në Uruguaj, synon të jetë edhe si mbajtje e mjaftueshme në formë e sulmuesit për të luajtur për kombëtaren në Kupën e Botës, e cila fillon në nëntor në Katar.

Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme në Goiania, në zemër të Brazilit.

Fitimi i Copa Sudamericana, turneu i dytë më prestigjioz i klubeve në futbollin e Amerikës së Jugut, është një objektiv kyç për Suarez dhe klubin e tij.

Periudha e mëparshme e Suarez me Nacional ishte në 2005-2006. Kjo, para se të kalonte në skuadrat evropiane, Ajax, Liverpool, Barcelona e Atletico Madrid.

Sulmuesi veteran ka shënuar 68 gola në 132 ndeshje për kombëtaren. Uruguaji është në Grupin H në Kupën e Botës së bashku me Portugalinë, Ganën dhe Korenë e Jugut. /f.a/abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT