Haaland i bindur që do të ketë suksese me Manchester City: Luaj për Guardiolan dhe klubin më të mirë në Angli

Erling Haaland dukej pas ndeshjes së parë zyrtare të luajtur me fanellën e Manchester Cityn, se i duhet ende kohë që të përshtatet me skuadrën.

Norvegjezi ishte i distancuar nga pjesa tjetër e skuadrës në finalen e Community Shield ndaj Liverpool ndërsa u eklipsua lehtësisht nga Virgil Van Dijk.

Megjithatë, sulmuesi i transferuar në Angli nga Borussia Dortmund ka besimin se do të adaptohet me shokët e rinj të skuadrës, duke shtuar se kërkon të fitojë çdo ndeshje.

“Të shohim si do të shkojë ambientimi në Angli, ndonjëherë duhet kohë, ndonjëherë lojtarët adaptohen shpejt. Nuk jam i shqetësuar, kjo është jeta e një futbollisti dhe në fushë duhet të bindësh gjithnjë”.

“Çdo javë gjykohesh mbi atë që dhuron në fushë dhe duhet të japësh maksimumin, por duhet thjesht të jetosh momentin dhe të argëtohesh”.

“Njerëzit të gjykojnë edhe për atë që ke bërë para një viti, por e rëndësishme është gjithnjë e ardhmja. Unë mund të përmirësohem në gjithçka, luaj për një trajner si Pep Guardiola, në klubin më të mirë të Anglisë”.

“Zhvillimi, është diçka që më pëlqen më së shumti në futboll, mund të përmirësohesh gjithnjë. Puna me shokët e rinj? Është diçka që do të vij me kohën, nuk e di nëse do të duhen javë apo muaj, por do të na ndihmoj çdo stërvitje”.

“Kështu, kupton edhe njerëzit që të rrethojnë. Unë jam një lojtar i “uritur” për gola, që jap 100 për qind dhe që gjithnjë dua të fitoj”, ka thënë Haaland. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT