Haaland: Përshtatja me qytetin nuk më shqetëson, gjërat nuk do të shkojnë mirë nëse mendoj shumë

schedule14:35 – 4 Gusht, 2022

Në një intervistë të gjatë të dhënë për “Sky Sport”,sulmuesi i ri i Manchester City, Erling Haaland foli për përshtatjen e tij në Angli dhe objektivat e tij të sezonit.

“Do të shohim se si do të vendosem në Angli. Ndonjëherë njerëzit kanë nevojë për kohë, të tjerët gjenden menjëherë. Nuk jam i shqetësuar, është jeta si futbollist dhe duhet të jetosh me të. Ti je si një argëtues i madh dhe çdo javë gjykohesh për atë që bën në fushë dhe duhet të japësh dhe të bësh më të mirën si një sulmues dhe ndonjëherë nëse mendon shumë, gjërat nuk shkojnë ashtu siç shpreson. Duhet të jetosh momentin dhe të përpiqesh të kënaqesh.

Njerëzit ju gjykojnë për atë që keni bërë një vit më parë, por ajo që ka rëndësi është gjithmonë ajo që vjen më pas. Unë ende mund të përmirësohem në gjithçka. Unë luaj për Pep Guardiolën, luaj në klubin më të mirë në Angli, më duhet të rritem dhe të përmirësohem në shumë gjëra.

Kjo është ajo që më pëlqen vertët në futboll, gjithmonë mund të përmirësoheni. Një pjesë e lojës është dalja nga zona jote e rehatisë, e cila është diçka që kam bërë dhe diçka që më pëlqen sepse atëherë rritesh më shumë si qenie njerëzore.

Alkimia në fushë me lojtarët e tjerë është diçka që do doja. Nuk e di nëse ka, por kjo është diçka mbi të cilën duhet të ndërtojmë çdo ditë trajnimi. Në këtë niveël, ju gjithashtu i kuptoni njerëzit përreth. Unë jam një lojtar i uritur për gola, që jep 100% dhe që dua të fitoj çdo ndeshje”, është shprehur sulmuesi norvegjez./h.ll/abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT