Izraeli nis sulmet në Rripin e Gazës, tetë të vrarë, mes tyre një komandant ushtarak – Abc News

schedule18:56 – 5 Gusht, 2022

Ushtria izraelite ka nisur këtë të premte sulme ndaj objektivave në Rripin e Gazës në përgjigje të kërcënimeve nga një grup militant palestinez.

BBC raporton se të paktën tetë palestinezë, mes tyre një fëmijë dhe një komandant palestinez të Xhihadidi Islamik janë vrarë.

Ndërkohë thuhet se nga sulmet janë plagosur 40 të tjerë.

Një shpërthim u dëgjua në qytetin e Gazës, pasditen e së premtes me disa ndërtesa që u përfshinë nga tymi dhe flakët.

Ushtria izraelite tha se operacioni ushtarak kishte në shënjestër Xhihadin Islamik teksa autoritetet njoftuan mbi një “situatë të veçantë” në frontin e brendshëm, me shkolla të mbyllura dhe kufizime të vendosura për aktivitete të tjera në komunitetet brenda 80 kilometrave nga kufiri.

Lajmi u konfirmua edhe nga ministria e shëndetësisë në Gaza e cila tha se të paktën 40 persona po trajtohen në spitale si rezultat i sulmeve izraelite. Sulmi izraelit vjen pas disa ditësh tensionesh mes palëve, pas arrestimit të një udhëheqësi të lartë palestinez në Bregun Perëndimor.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se sulmet ajrore të së premtes në Gaza vranë rreth 15 luftëtarë armiq, duke paralajmëruar se operacioni kundër grupit militant të Xhihadit Islamik nuk kishte përfunduar./abcnews.al/


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT