Barcelona ia “vodhi” numrin Depayt për t’ia dhënë Lewandowskit – Laportas iu desh ta shpjegonte këtë lëvizje në konferencë

Sulmuesi polak Robert Lewandowski u prezantua sot te Barcelona nga presidenti Joan Laporta, ndërsa do të bartë fanellën me numrin 9-të.

Numrin 9-të më parë e kishte veshur Memphis Depay, një lojtar që është ende anëtar i këtij klubi.

Drejtuesit e klubit vendosën që polaku në sezonin e ardhshëm të mbajë fanellën me numrin 9-të dhe Laportas iu desh ta shpjegonte pse bën këtë lëvizje.

“Lewandowski dhe numri 9? Ky ishte vendimi i klubit, dhe gjithçka që vendosim është në interes të klubit dhe tifozëve tanë”.

“Kjo është arsyeja pse e morëm këtë vendim dhe duhet të them se kemi respekt të madh për Memphisin dhe se ai e ka kuptuar plotësisht vendimin tonë”, ka thënë Laporta.

Lewandowski u prezantua sot para tifozëve të Barcelonës në stadiumin Nou Camp para më shumë se 50,000 tifozëve që morën pjesë në prezantimin zyrtar. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...