Çfarë po i ndodh botës, Kina ndërpret bashkëpunimin me SHBA-të për çështjet kryesore – Abc News

schedule02:48 – 6 Gusht, 2022

Kina ka ndaluar bashkëpunimin me SHBA-tyë në disa fusha kyçe, duke përfshirë ndryshimet klimatike, bisedimet ushtarake dhe përpjekjet për të luftuar krimin ndërkombëtar.

Masat e reja pasojnë udhëtimin në Tajvan nga një delegacion i Kongresit të SHBA i kryesuar nga demokratja e lartë Nancy Pelosi.

Kina, e cila gjithashtu njoftoi se do sanksiononte zonjën Pelosi dhe familjen e saj, e sheh vizitën si një sfidë ndaj pretendimeve të saj për sovranitet mbi Tajvanin.

Masat u njoftuan nga ministria e jashtme e Kinës të premten, raporton BBC.

Ministria tha se dialogu midis zyrtarëve të mbrojtjes amerikane dhe kineze do të anulohej, ndërsa bashkëpunimi për kthimin e emigrantëve të paligjshëm, ndryshimin e klimës dhe hetimin e krimit ndërkombëtar do të pezullohej.

Dy fuqitë e mëdha kanë mbajtur lidhje të forta diplomatike mbi nevojën për të luftuar ndryshimet klimatike në vitet e fundit.

Në samitin e klimës të vitit të kaluar në Glasgoë, Kina u zotua të punojë “me urgjencë” me SHBA-në për të ulur emetimet./Abcnews.al/


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...