Grubi: BDI po rritet, më e madhe se të gjitha të tjerat bashkë

Pas publikomit të anketës në të cilën shihet se Bashkimi Demokratik për Integrim është partia që fiton bindshëm në kampin politik shqiptar, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Përmes një statusi Grubi ka thënë se BDI-ja e Ahmetit po rritet dhe se është vet, më e madhe se të gjitha partitë e tjera nëse bëhen bashkë. “BDI-ja po rritet. Ju faleminderit”, ka shkruar Grubi.

Ndryshe, Anketa e fundit e realizuar nga IPSOS në periudhën nga 1 deri më 18 Korrik përmes 1.014 të anketuar ka sjellë një situatë shumë ndryshe nga ajo realja pasiqë disa parti tashmë bindshëm vazhdojnë të qëndrojnë në ballë si më të preferuarat në elektorat.

Kështu, anketa e fundit e nxjerë fituese Bashkimin Demokratik për Integrim në bllokun politik shqiptar derisa në blokun politik maqedonas fituese del VMRO.

Në pyetjen e të anketuarve nëse do të mbahen zgjedhjet e ardhëshme për kë do të votonin, për VMRO DPMNE do të votonin 19,7% nga të anketuarit, për LSDM 9,5%, BDI 6,2%, Levica 5,9%, ASH 2,8%, nuk do të votonin 12,2 % nga të anketuarit, të pavendosur janë 22,5%, ndërsa kanë refuzuar të përgjigjen 17%.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Do jenë mjaft të vogla – Abc News

schedule01:23 - 9 Gusht, 2022 Një ish oficer kryesor në forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia do të...

Monza nuk dorëzohet, së shpejti sulmi final për Mauro Icardin

schedule22:14 - 8 Gusht, 2022 Monza nuk di të dorëzohet dhe po mendon që javën e fundit të merkatos të transferojë Mauro Icardin. Argjentinasi...

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...