Lewandowski arriti të mbledhë mijëra tifozë në prezantimin e tij, por nuk arriti të thyente rekordin e Ibras

schedule22:35 – 6 Gusht, 2022

Robert Lewandowski ditën e djeshme u prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i Barcelonës. Në prezantimin e sulmuesit polak ishin në pranishëm mijëra tifozë, plot 59 mijë të cilët ishin pozicionuar në shkallët e stadiumit “Camp Nou”.

Kjo shifër është shumë mbresëlënëse, pasi polaku u bë lojtari i dytë më i popullarizuar i Barcelonës për prezantim, menjëherë pas Zlatan Ibrahimovic.

Kur Ibrahimovic u prezantua në vitin 2009 në tribuna kishte 60,000 tifozë, saktësisht aq sa numri i biletave që u dolën në shitje. Qëndrimi i suedezit nuk ishte i gjatë te Barcelona, pasi ai u largua pas një viti.

Kujtojmë se Lewandowski  u transferua nga Bayern Munich te Barcelona për shifrën e 45 milionë eurove plus 5 të tjera në formë bonusesh. /f.a/abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT