PDSH takoi banorët e Porojit, prezantoi kandidatët për këshilltarë

Në vazhdën e aktiviteteve zgjedhore për Këshillin komunal të Tetovës, Partia Demokratike Shqiptare mbajti tubimin e rradhës në fshatin Poroj. Para të pranishmëve i’u drejtua kandidati për këshilltarë nga fshati Poroj z. Ngadhnjim Alili i cili kërkoi mbështetjen për listën e kandidatëve të Partisë Demokratike Shqiptare duke u zotuar se do ta obligojnë udhëhqësinë komunale që si prioritet ta ketë përmirësimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarë e Tetovës, duke theksuar se “ne si PDSH e kemi dëshmuar me punë se si udhëhiqet, prandaj kërkojmë mbështetjen për listën e Partisë Demokratike Shqiptare”.
Të pranishmëve i’u drejtua edhe bartësi i listës z. Visar Palloshi i cili mes të tjerash u shpreh se “ashtu siç i la Teuta Arifi rrugët e parregulluara në këtë qytet, Bilall Kasami vetëm i premtoi gjatë kampanjës zgjedhore por asgjë nuk realizoi”. Premtimi tjetër se do të ketë vendparkime të mjaftueshme, lëre që nuk e realizoi por i riti çmimet e parkingjeve ekzistuese.
Fjalim rasti mbajti edhe zv. Ministrja për Punë të Jashtme e cila u zotua se nëse PDSH-ja i fiton këto zgjedhje, forca e sajë do te rritet edhe në Qeveri me çka PDSH premton se buxheti per qytetin e Tetovës do të rritet dhjetëfish me çka do të kontribuojë që qytetarëve tetovarë të i’u kthehet dinjiteti.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...