Pritje dhe kolona të gjata edhe sot në kufi – në Merdarë tri orë pritje për të dalë nga Kosova

Edhe sot vazhdojnë pritjet për të hyrë e dalë nga Kosova në pikë kalimin kufitar në Merdare, te Dheu i Bardhë dhe Mutivodë.

Sipas një njoftimi të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se në kufirin e Merdares kolona e gjatë në dalje shkon deri në 2 km (2000 metra) dhe në hyrje 120 metra.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë nga kufiri i Merdares qytetarët janë duke pritur deri në dy orë dhe për të dalë janë duke pritur mbi tri orë.

Tutje bëhet e ditur se në kufirin te Dheu i Bardhë pritjet në hyrje dhe dalje janë mbi një orë, ndërkaq kolona e veturave në dalje është 800 metra kurse në hyrje është 80 metra, shkruan Telegrafi.

Pritje për të dal nga Kosova ka edhe në Mutivodë mbi një orë, ndërsa kolona e veturave për të dalë është 800 metra ndërsa për të hyrë është 80 metra. /Telegrafi/ 

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...