Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave – Abc News

schedule13:45 – 6 Gusht, 2022

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka reaguar pasi u shpall ditën e djeshme Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Ajo ka ndarë në Instagram disa foto nga ky moment i veçantë dhe ka falenderuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sakaq, Dua ka kërkuar për të rinjtë e Kosovës të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar me të mëdha.

“Dje pasdite mu dha titullin Ambasadore Nderi e Kosovës nga zonja Presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të parë që ne të lëmë shenjën tonë dhe të bëjë një ndryshim. Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar me të mëdha. Faleminderit”, ka shkruar Lipa krahas fotove./abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Do jenë mjaft të vogla – Abc News

schedule01:23 - 9 Gusht, 2022 Një ish oficer kryesor në forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia do të...

Monza nuk dorëzohet, së shpejti sulmi final për Mauro Icardin

schedule22:14 - 8 Gusht, 2022 Monza nuk di të dorëzohet dhe po mendon që javën e fundit të merkatos të transferojë Mauro Icardin. Argjentinasi...

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...