“Nëse nuk do të shënoja Conte do të më vriste” – Sessegnon flet pas golit të tij kundër Southampton

Lojtarët e Tottenhamit e nisën siç është më së miri edicionin e ri në Ligën Premier, duke fituar 4-1 ndaj Southampton.

Edhe pse ishin duke humbur pas një gol të bukur të James Ward-Prowse, Tottenham u kthye dhe shënoi katër herë me Ryan Sessegnon, Eric Dier, Dejan Kulusevski dhe një autogol i Salisu.

Sessegnon që shënoi golin e barazimi thotë se nëse nuk do të kishte arritur ta kthente në gol harkimin e Kulusevskit, trajneri Antonio Conte do ta kishte vrarë.

“Nëse nuk do të kisha shënuar, mendoj se ai (Antonio Conte) do të më kishte vrarë të jem i sinqertë!”.

“Kishte një moment disa minuta më parë kur Dejan Kulusevski harkoi dhe unë mbërrita shumë vonë dhe e dija se nuk mund të mbërrija sërish shumë vonë”, deklaroi anësori.

Sessegnon e ka lavdëruar shumë Ivan Perisicin për ndihmën që i ka dhënë prej ardhjes së tij te Tottenham edhe pse luan në pozitën e njëjtë. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT