Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Ademi: Jemi maksimalisht të përqendruar në realizimin e përcaktimeve programore të kësaj shumice parlamentare

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, thotë se brenda organeve të kësaj partie nuk është hapur fare tema e rikonstruimit të Qeverisë. Në një pronocim për gazetën LAJM, ai tha se deputetët e BDI-së i japin mbështetje të plotë Qeverisë aktuale.

“Oponioni e di tashmë se z.Mileski do të jep dorëheqje nga pozita e ministrit ndërsa ne nga Bashkimi Demokratik për Integrim, në asnjë forum partiak nuk kemi diskutuar në asnjë moment dhe në asnjë situatë lidhur me ndonjë rikonstruim të Qeverisë. Edhe si parti politike, në bazë të asaj atmosfere që mbizotëron në BDI, po edhe si grup parlamentar i BDI-së këtu në Kuvend, japim mbështetje të plotë Qeverisë.

Mendojmë se përbërja aktuale e Qeverisë po e bën punën siç duhet, si ata ashtu edhe ne këtu në Kuvend jemi maksimalisht të përqendruar në realizimin e përcaktimeve programore të kësaj shumice parlamentare. Pra, atë që e kemi premtuar para qytetarëve, ajo po realiziohet. Shumë gjëra janë bërë, shumë punë na presin dhe mendojmë se me këtë strukturë në Qeveri dhe Kuvend do t’i çojmë përpara këto përcaktime programore”, tha Ademi.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...